Wishlist icon
Cart icon
Winkelwagen

BIRI

requiem për Mr. J

ISBN: 9789928221377
2020

€ 24,90(incl. BTW)
Wishlist icon
Wishlist icon Favorietenlijst

Beschrijving

Një fëmijë që humb prindin, thirret jetim; një grua që humb të shoqin, thirret e ve; një burrë që humb partneren, thirret vejan. Por a ka një emër për prindin që humb fëmijën? A mundet bota ta quajë ende ?materie? prindin që mbetet jetim i fëmijës së vet? Duket sikur diçka është zhvendosur në kurdisjen logjike të jetës kur ndodh kjo, diçka e pamëshirshme është gatuar në zonat më të errëta të fatit. Në këtë rrëfimin personal të sajin, autorja Flutura Açka, është përpjekur ta gjejë këtë fjalë fatale: ?E pabir?. Kështu thotë ajo se ka mbetur pas 5 majit të vitit 2018, kur humbi nga një sëmundje e rrallë, djalin e saj të vetëm tetëmbëdhjetëvjeçar. Gati më shumë se dy vjet pas lamtumirës me të birin, e pashëruar prej dhimbjes së padurueshme të mungesës, ajo merr një ?udhëtim? personal dhe me detaje tronditëse nëpër tragën e ferrit që kaploi jetën e saj. Ky vetërrëfim shkon në zemër të lidhjes së epërme Mëmë-Bir dhe është një thirrje për ruajtjen e shkëlqimit të kujtimeve, si e vetmja pasuri që ka vlerë për prindër me fat si të sajin. Ajo hulumton zinë, si një proces i gjatë dhe përcaktues i jetës pas ikjes pa kthim të fëmijës, merret me identitetin e jetës mes dy kulturave ku endet jeta e saj dhe hyn në thellësitë metafizike të humbjes, pa e kthyer atë në një përqarje mbytëse për lexuesin. Ky libër nuk mëton të zgjojë dhembshuri, as të shpjegojë se sa e tmerrshme është vdekja, si ?substanca? që ndërton pikëllim, por se sa tragjike është ta mbyllësh jetën në të ritë e tu të bukur, dhe më tej, se sa fatale është të mos dish ta jetosh atë edhe ashtu, të shkurtër nga fati.
Ky ?udhëtim? tronditës, më i vështiri i jetës së autores, si qenie dhe si shkrimtare, është njëherësh një thirrje për vlerën e jetës dhe dashurisë njerëzore.

Meer informatie

Druk
1
Gewicht
503gram
NUR-code
301
Formaat
210 x 135 x 33 mm
Taal
O
Verschijningsdatum
12-10-2020
Uitgever
Uitgeverij Het Wereldvenster
Pagina's
368
ISBN
9789928221377
Verschijningsjaar
2020

Beoordelingen

cookie

Deze website maakt gebruik van cookies

Door op "Alles Accepteren" te klikken, gaat u akkoord met het opslaan van cookies op uw apparaat om de navigatie op de site te verbeteren, het gebruik van de site te analyseren en te helpen bij onze marketinginspanningen. Bekijk ons privacybeleid voor meer informatie.

cookies-close